Bekteshi: Vendimi për uljen e çmimeve makaronave dhe të qumështit është respektuar

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka deklaruar se masat për uljen e çmimeve makaronave dhe të qumështit janë respektuar.

“Propozimet kanë qenë korrekte, janë bërë me të gjitha kompanitë. Dhe sot konfirmohet edhe një herë se po kur të doni ka vend, që kriza të mos jetë në kurrizin e qytetarëve. Dua të falënderoj të gjithë inspektorët, të cilët janë në terren gjatë gjithë ditës dhe natës, për të qenë të drejtë dhe për të mos dëmtuar konsumatorët apo qytetarët. Kompanitë nuk pësojnë humbje dhe përfitimin më të madh e marrin qytetarët”, tha Bekteshi.

Ai bëri të ditur se masat e reja do të pasojnë në muajin prill. Ai shtoi se do të përcaktojnë masat me ministrin e Financave dhe kryeministrin.

“Kjo krizë nuk do të jetë në kurrizin e qytetarëve. Ne do të heqim taksat, kompanitë do të heqin dorë nga fitimet në kurriz të qytetarëve”. Ministri nuk përjashton mundësinë e uljeve shtesë të çmimeve, të cilat do të përcaktohen pas një analize të re. /SHENJA/

MARKETING