Bekteshi: Përveç ngrirjes së çmimit të vezëve, është kufizuar edhe eksporti që të mos ketë mungesë të vezëve në vendin tonë
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se çmimi mesatar i vezë në Maqedoninë e Veriut është 8.5 denarë dhe më e shtrenjta mund të jetë 9.8 denarë.
“Është rritur kërkesa për prodhimin e vezëve nga shteti jonë, posaçërisht nga fqinjët tanë, ku çmimet, sillen nga 14 cent deri në 20 centë. Kjo nënkupton se nëse lejohet eksporti, shumica për shkak interesit ekonomik mund ta ridrejtojnë shpërndarjen kah fqinjët. Për këtë shkak, në mënyrë shtesë përveç kufizimit kemi sjell vendimin edhe për kufizimin e eksportit. Tani 70% nga prodhimi i përgjithshëm ose plasmani që e kanë patur në janar dhe shkurt ta shpërndajnë në vendin tonë”, tha Bekteshi, raporton SHENJA.