Bekteshi për “Grupin e zjarrit”: BDI është parti demokratike, ndërsa vendimet e shumicës i dhanë kryetari dhe zëdhënësi i partisë
BDI është parti demokratike që merr vendime me shumicë dhe çdo parti politike e cila dëshmohet si demokratike, do të thotë se duhet të punojë në mënyrë të tillë, ndërsa shumicën dhe vendimet e shumicës i tha kryetari dhe zëdhënësi i partisë zoti Osmani, potencoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, lidhur me pyetjen me deklaratën e fundit të “Grupit të zjarrit” se nuk tërhiqen nga qëllimi të veprojmë si fraksion.
Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për probleme të brendshme partiake, ministri Bekteshi nuk dha shumë detaje, por sqaroi se me vendimin e kryesisë së partisë mundet çdo anëtar i kryesisë t’u përgjigjet pyetjeve të tilla.
“Grupi i zjarrit” nga Bashkimi Demokratik për Integrim paraprakisht në konferencë shtypi informoi se që sot edhe zyrtarisht do të veprojë si fraksion i partisë. Kryetari i Komunës, Visar Ganiu, në konferencën për shtyp tha se zotohen të jenë zëri i të gjithë shqiptarëve.
“Për fat të keq, për tre vite me radhë alarmojmë se nuk respektohen Stauti dhe programi i BDI-së, gjë që më së miri e dëshmon mosformimi i organeve partiake për këto vite. Sot qëndrojmë para jush si fraksion dhe zotohemi se do të jemi zëri i nevojave dhe kërkesave, jo vetëm i elektoratit tonë, por i të gjithë shqiptarëve dhe këtë zë nuk do ta heshtë askush. Për ne zëri i popullit është gjithçka, prandaj ky është zëri i arsyes dhe do ta dëshmojmë në vepër funksionimin e dejtë, parimor dhe gjithpërfshirës”, deklaroi Ganiu.