Bekteshi: Paga minimale sërish do të rritet gjatë këtij viti

Bekteshi: Paga minimale sërish do të rritet gjatë këtij viti

Ministri i Ekonomisë, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se duke u thirrur në analiza të cilat i kanë bërë paga minimale edhe më tej do të rritet dhe do të arrij pagën mesatare të cilën e kemi pasur në vitin 2016.

Ai tha se shikuar nga kjo perspektiv tre vjeçare do të kishin ndryshuar mënyrën e implementimit të disa masave të cilat janë ndërmarr.

“Për shkak se kemi vendosur se kryesisht ndihmën që e kemi dhënë ndaj qytetarëve ta bëjmë nëpërmjet kompanive shtetërore, ku nuk vërehet apo nuk preket nga qytetarët. Ndoshta kjo mund të tingëllojë si populiste, por ndoshta do të kishte qenë më mirë që mjetet drejtpërdrejt ti kishim transferuar te familjet që me të vërtetë kanë nevojë”, tha Bekteshi në emisionin “Intervistë në SHENJA”.

Ministri tha se tani kanë vendosur që me masat e reja fokus të jetë kryesisht në transferë të drejtpërdrejt tek qytetarët. /SHENJA/

 

MARKETING