Bekteshi në takim me përfaqësues të supermarketeve, paralajmërohet ngrirje e re e çmimeve

Bekteshi në takim me përfaqësues të supermarketeve, paralajmërohet ngrirje e re e çmimeve

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot do të ketë takim me përfaqësues nga rrjetet e supermarketeve lidhur me masat që do të pasojnë në sferën e përcaktimit të çmimeve të produkteve ushqimore.

Bekteshi dje paralajmëroi se me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në seancën e radhës të Qeverisë duhet të merret vendimi për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Ngrirja, sipas Bekteshit, do të jetë me të paktën 10 për qind ulje të çmimeve të të gjitha produkteve ushqimore. Tashmë në Qeveri është dorëzuar propozim – vendimi për ndalimin e shitjeve promocionale nga të gjitha rrjetet tregtare në vendin tonë, e cila do të jetë e vlefshme deri më 30 nëntor.

Министерот за економија Крешник Бектеши денеска ќе ја посети компанијата Еуропеан Плантс (European Plants) во село Прељубиште, Тетово.

Sipas Bekteshit, tregtarët nuk do ta dinë datën në të cilën do të ngrihen çmimet dhe kështu nuk do të mund të rrisin çmimet e produkteve paraprakisht. Çmimet e ngrira do të jenë të vlefshme pasi të publikohen në Gazetën Zyrtare.

Ministria e Ekonomisë sot duhet të dorëzojë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut interpretimin e Ligjit për Konsumatorët dhe sipas Bekteshit, përveç gjobave, do të ketë mbyllje dhe ndalesa për kryerje të veprimtarisë për supermarketet dhe tregtarët me produkte ushqimore që nuk do të jenë në përputhje me masat.

“Ne kemi dispozita të tilla në zgjidhjet tona ligjore, në legjislacionin tonë, referuar nenit 69 të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit dhe nenit 29 dhe nenit 30 të ligjit të tregtisë. Nga e hëna do të fillojë të zbatohet vendimi që merret dhe interpretimi dhe udhëzimet që i jepen ISHT-së dhe nga e marta tashmë do të kemi çmime specifike që do t’i prezantohen qytetarëve”, tha Bekteshi.

Që nga fundi i vitit 2019, siç tha, çmimet e bursës janë rritur për 23,3 për qind në nivel botëror, ndërsa në vendin tonë me 47 për qind.

“Jam i bindur se me vendime të tilla do të ulen edhe më shumë çmimet, sidomos për produktet ku ka rritje enorme. Nuk do të ketë më marrëveshje zotërinjsh, por do të ketë vendime specifike dhe koncize që duhet të respektohen nga të gjithë ata që bëjnë tregti, përfshirë edhe prodhuesit e produkteve ushqimore bazë. Nuk do të ketë më negociata dhe këto do të jenë vendimet përfundimtare. Përveç gjobave, jam i sigurt se do të ketë edhe mbyllje të subjekteve nëse nuk respektojnë masat, tha Bekteshi, pas takimit me menaxhmentin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Të gjitha llogaritë përfundimtare të zinxhirëve të tregjeve të mëdha, siç tha ministri, tregojnë se nuk kanë rënie të të ardhurave, por përkundrazi kanë rritje për vitin e kaluar.

Sipas Bekteshit, vendimi për ndalimin e shitjeve promocionale për qytetarët është marrë sepse kanë vërejtur se disa rrjete supermarketesh po mashtrojnë me mundësitë për të bërë shitje promocionale dhe reduktime apo fushata të caktuara. Me këtë vendim, pohon ai, qytetarët nuk do t’ju mohohet ulja e çmimeve, për faktin se javën e ardhshme do të vendoset ngrirja e çmimeve në industrinë ushqimore.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi edhe dje tha se në kohë krize, kompanitë nuk duhet të jenë një nga arsyet që kriza të jetë edhe më e madhe.

“Sjelljet joetike sjellin pasoja më të mëdha që mund të mos i shohim menjëherë, por nesër do të jetë vonë, paralajmëroi Bytyqi, duke kujtuar se po tentohet të vërtetohet se ka marrëveshje për çmimet në disa sektorë.

Ai theksoi se për shkak të inflacionit, çmimet në bursat botërore janë rritur për një të katërtën më pak se në vend.

“Në vendin tonë problemet më të mëdha me çmimet janë në segmentin e konsumit të madh, i cili lidhet drejtpërdrejt me produktet ushqimore bazë. Për këtë arsye shërbimet inspektuese duhet të forcohen me profesionistë që do të jenë gjatë gjithë kohës në terren dhe do të monitorojnë sjelljen në kompanitë, bankat dhe në të gjitha segmentet e shoqërisë”, teklaroi Bytyqi.

Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT), sipas drejtorit Goran Trajkovski, do të veprojë tek të gjitha subjektet, pa përzgjedhje dhe pa kompromis, si më parë.

Ai potencoi se duke i ndjekur çmimet, rritjen e inflacionit dhe reagimet e qytetarëve, për çmimet e larta të prodhimeve, ISHT si institucion nuk ka kompetencë, as nuk mund të ndikojë ndaj formimit të çmimeve të tregut.

“Nga ajo që u konfirmua, mund të konkludohet se çmimet e prodhimeve ushqimore janë jashtëzakonisht të larta dhe nëse Qeveria, me propopozim të Ministrisë së Ekonomisë merr vendime lidhur me zvogëlimin e çmimeve, ISHT do të veprojë tek të gjitha subjektet, pa selektim dhe pa kompromis, si dhe deri tani”, tha Trajkovski.

Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikolovski, nga ana tjetër, thotë se sipas të dhënave të fundit nuk ka rritje të çmimeve për fermerët, por tregtarët po e vendosin në kurriz të qytetarëve

“Çmimi i blerjes së qumështit mesatarisht lëviz rreth 30-32 denarë, aspak nuk arsyetohet që dallimi në çmim të jetë në kurriz të qytetarëve ndërsa të përfitojnë tregtarët. “Pikërisht për këtë janë këto reagime të ashpra dhe Qeveria të martën do të miratojë një pako masash që do të kufizojnë çmimet e produkteve ushqimore bazë për shkak të dallimit drastik midis rritjes në tregjet botërore ushqimore dhe rritjes që kemi ne në raftet nëpër markete, gjegjësisht çmimin që paguajnë qytetarët”, theksoi Nikollovski. f

Krahas masave të propozuara nga Ministria e Ekonomisë, Qeveria po përgatit edhe masa kundër krizës, disa prej të cilave, sipas njoftimeve, do të nisin nga muaji nëntor dhe fokusi do të jetë në kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. Financat janë ndarë me vendimin e qeverisë për rishpërndarjen e mjeteve nga Buxheti, i cili duhet të kalojë në Kuvend dhe sipas deklaratave të fundit të përfaqësuesve të Qeverisë, më shumë se 90 për qind e masave tashmë janë hartuar.

Sipas Bytyqit, tani për tani të dhënat nuk tregojnë se duhet të merren masa të caktuara që duhet të ndihmojnë drejtpërdrejt ekonominë, pasi siç tha ai, qeveria përpiqet të ndihmojë grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara, pavarësisht nëse janë individë me të ardhura të ulëta. studentë apo të rinj.

null

Për pakon e nëntë të masave kundër krizës janë planifikuar 4,55 miliardë denarë dhe sipas ministrit të Financave Fatmir Besimi, ato do të jenë në drejtim të përballimit më të lehtë të sfidave të krizës së çmimeve dhe energjetikës për qytetarët dhe kompanitë.

“Kjo do të thotë se vazhdon subvencionimi i energjisë elektrike për amvisëri dhe ngrohje në seksionin ESM. Fondet janë të mjaftueshme, po punohet për pakon e nëntë të masave kundër krizës. Po ashtu, targetimi do të vazhdojë deri në fund të vitit, për të mbështetur kategoritë më të cenueshme, bëri të ditur Besimi javën e kaluar, pas shpalljes së vendimit për rishpërndarjen e mjeteve nga Buxheti.

MARKETING