Bekteshi: Me masat arritëm të ruajmë vendet e punës dhe të zbusim inflacionin

Bekteshi: Me masat arritëm të ruajmë vendet e punës dhe të zbusim inflacionin

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke folur për gjendjen ekonomike të shtetit, tha se lufta në Ukrainë ka ndikuar negativisht në ekonominë e vendit, në vitin paraprak, edhe pse sipas tij, vendi ka arritur të shënoj rritje 2.7 për qind në nivel vjetor, dhe se masat që janë zbatuar kanë qenë për zbutjen e inflacionit por edhe për rruajtjen e vendeve të punës.

“Këtë mendoj që e kemi bërë me sukses duke e parasysh se gjatë vitit 2022 kishim ulje të papunësisë në RMV nuk kishte lëshime nga puna, qoftë ajo privat apo publik dhe tani sipas të gjitha të dhënave ne tani më kemi filluar në një trend të shënojmë rezultatet duke filluar nga çereku i parë i këtij vitit”, u shpreh ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në emisionin “Intervistë në SHENJA”.

MARKETING