Bekim Qoku: Suksesi i policisë ishte në intervenimin e shpejtë, terroristët kishin plan të sakrifikojnë popullatën civile serbe

Bekim Qoku: Suksesi i policisë ishte në intervenimin e shpejtë, terroristët kishin plan të sakrifikojnë popullatën civile serbe

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, këshilltari i Albin Kurtit, nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, tha se terroristët, shteti dhe policia e Kosovës, i ka zënë në befasi, i ka zënë në intensitet.

“Suksesi ka qenë të befasia e policisë që ka qenë gjithmonë në gatishmëri, jo një polici që fle, jo një polici që rri, po një polic që gjithë kohën ka qenë në gatishmëri”, tha Qoku.

Faktet që nuk është prekur asnjë civil dhe nuk është lënduar, Qoku tha se tregon për një fakt të jashtëzakonshëm, për një polici që nuk e ka për qëllim të bëj terror sic ka bërë policia e Seribsë dhe Milloshoeviqit.

“Pra flasim për një polici që trajton njësojë gjithë qytetarët njësoj dhe janë të vetëdijshëm se ajo popullatë civile nuk ka faj. Sepse kjo popullatë civile, kanë pritur një lloj solidarizimi, do bëjnë ndonjë gabim me pelegrinët që kanë qenë aty, do ndezi një konflikt që do ndez edhe këtë popullatë që jeton aty t’ju bashkohet atyre, po flasim për planet që janë në spekulim, por që kemi drejt t’i diskutojmë.”, tha Qoku, duke shtuar se qëllimi ka qenë edhe të sakrifikohet popullata civile, që ajo të bëhet një lloj kurbani ‘i gjakpirëseve nga Prishtina, por kjo nuk ndezi”.

 

 

MARKETING