Bekim Neziri në bisedë zyrtare në polici për shkak të zhvillimeve në M-NAV
Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se për ngjarjet e djeshme në M-NAV, në Stacion të Policisë për bisedë informative po mbahet Bekim Neziri.
Nga MPB thonë se ky veprim po bëhet me urdhër të Prokurorisë.
“Në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj të punësuarve në M-NAV, në Stacion të Policisë me shkresë të Prokurorisë Themelore Publike, po bëhet bisedë zyrtare me B.N.”, thonë nga MPB.