Behar Fetahi prezantohet te Maribori

Behar Fetahi prezantohet te Maribori

Behar Fetahi është prezantuar edhe zyrtarisht te 16 herë kampionët e Sllovenisë, Maribori. Futbollisti shkupjan që ishte pjesë e Voska Sportit, ka firmosur kontratë tre vjeçare me gjigandin slloven dhe është prezantuar nga ana e klubit. Fetahi ishte dy vite e gjysmë pjesë e skuadrës shqiptare nga Ohri, me të cilën edicionin e kaluar shkroi historinë, duke u inkuadruar në Ligën e Parë, me çka ishte edhe golashënues i sezonit. Behar Fetahi është futbollist i dalur nga Fortuna e Hasanbegut, ai ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës para se të transferohej te Voska Sport shkurtin e vitit 2021, ndërsa gjithashtu ka qenë pjesë e ekipeve të reja të përfaqësueses së Maqedonisë, derisa aktualisht mbron ngjyrat e grupmoshave U21.

MARKETING