BE miraton paketë prej 1 miliard eurosh në mbështetje të Ukrainës me municione

BE miraton paketë prej 1 miliard eurosh në mbështetje të Ukrainës me municione

Bashkimi Evropian (BE) ka miratuar një buxhet prej 1 miliard eurosh në mbështetje të Ukrainës me municione në kuadër të instrumentit financiar të Fondit Evropian të Paqes, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Këshilli Evropian njoftoi se paketë financiare prej 1 miliard eurosh u pranua për të mbështetur ushtrinë ukrainase në kuadër të instrumentit financiar të Fondit Evropian të Paqes.

Sipas njoftimit, BE-ja do të jetë në gjendje të kompensojë vendet anëtare për municionet që i kanë dhuruar Ukrainës nëpërmjet rezervave të tyre aktuale ose porosive të bëra midis 9 shkurtit dhe 31 majit të vitit 2023.

Masa në fjalë synon të përshpejtojë shpërndarjen dhe burimin e përbashkët të objektivit të vendeve anëtare për të dërguar 1 milion predha artilerie në Ukrainë deri në fund të vitit.

Me këtë ndihmë, kontributi i përgjithshëm i BE-së për Ukrainën në kuadër të Fondit Evropian të Paqes do të rritet në 4.6 miliardë euro.

MARKETING