BE-ja reagon pas vendimit të Kosovës dhe Serbisë për targat: Kjo tregon se raporti mes dy vendeve po përparon

BE-ja reagon pas vendimit të Kosovës dhe Serbisë për targat: Kjo tregon se raporti mes dy vendeve po përparon

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi se Bashkimi Evropian mirëpret vendimet e Kosovës dhe Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës dhe për të shfuqizuar plotësisht regjimin e afisheve.
Borrell ka thënë se ky është një hap pozitiv drejt rrugës për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Ky vendim është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, si dhe në angazhimet e kaluara të Dialogut lidhur me Lirinë e Lëvizjes. Ky vendim tregon se është i mundur arritja e përparimit në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe thekson rëndësinë e vazhdimit të punës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në deklaratën për media nga Borrell.
Kujtojmë se, më 25 dhjetor, Serbia vendosi të lejonte makinat me targa RKS të lëvizin lirshëm në territorin e saj dhe vendimi nis së zbatuari më 1 janar të vitit 2024.

Ndërsa, më 4 janar Qeveria e Kosovës vendosi që të heqë regjimin e letrave ngjitëse për makinat me targa të Serbisë.

MARKETING