BE-ja i quan “të paligjshme” zgjedhjet në Bjellorusi, paralajmëron sanksione të reja ndaj vendit

Bashkimi Evropian i ka qajtur zgjedhjet në Bjellorusi të dielën të paligjshme dhe ka kërcënuar me sanksione të reja ndaj vendit që është aleat i Rusisë.
Bjellorusia ka mbajtur zgjedhje të orkestruara të dielën për t’i dhënë presidentit autokratik 70-vjeçar Aleksandër Lukashenko edhe një mandat, krahas tre dekadave të tij në pushtet, raporton AP.
“Zgjedhjet e rreme në Bjellorusi nuk kanë qenë as të lira, as të drejta”, kanë thënë një deklaratë të përbashkët shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos.
“Shtypja e pamëshirshme dhe e paprecedentë e të drejtave të njeriut, kufizimet për pjesëmarrjen politike dhe qasjem në mediat e pavarura në Bjellorusi, e kanë privuar procesin zgjedhor nga çdo legjitimitet”, kanë thënë Kallas dhe Kos.
Ato i kanë kërkuar qeverisë bjelloruse të lirojë të burgosurit politikë, duke e vlerësuar numrin e tyre në më shumë se 1,000, duke përfshirë një punonjës të delegacionit të BE-së në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.
“Për këto arsye, si dhe përfshirjen e regjimit bjellorus në luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe sulmet e saj hibride kundër fqinjëve të saj, BE-ja do të vazhdojë të vendosë masa kufizuese dhe të synuara kundër qeverisë bjelloruse”, kanë deklaruar ato.