BE-ja dënon sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë
Bashkimi Evropian e ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj dy të rinjve në Shtërpcë, të premten.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka kërkuar që autoritetet ta hetojnë rastin.
“BE-ja dënon me vendosmëri plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të ushtrohet. I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano në Twitter.