BE i dha statusin e vendit kandidat, Hungaria nuk i jep “dritën jeshile” të anëtarësimit Ukrainës për shkak të luftës
Ukrainës iu dha zyrtarisht statusi i kandidatit për në BE vitin e kaluar, një vendim jashtëzakonisht i pazakontë dhe i shpejtë nga ana e BE-së duke konsideruar qasjen e saj e ngadaltë ndaj zgjerimit.
Kryeministri hungarez Viktor Orbán u shpreh të premten mbi perspektivën e fillimit të negociatave nga Bashkimi Evropian për anëtarësimin e Ukrainës, duke thënë se ishte joreale të niste procesi i pranimit me një vend që është në luftë.
Orbán vuri në dukje se unanimiteti midis 27 vendeve anëtare të BE-së kërkohet për të pranuar një vend të ri në bllok. Në rastin e Hungarisë, tha ai, parlamenti duhet t’i japë dritën jeshile Ukrainës, e cila ka ambicie për t’u bashkuar me BE brenda dy viteve.
“Kur jam në dhomë, nuk ndjej dëshirën e pakapërcyeshme që parlamenti hungarez të votojë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian brenda dy viteve. Kështu që do të isha i kujdesshëm me këto plane ambicioze”, tha Orbán.