BDI: VLEN, kumbarët e bixhozit, kazinove dhe bastoreve

Nga BDI në një komunikatë për media nga BDI kanë thënë se çdo premtim i VLEN është një Mega Mashtrim!
“Edhe mashtrimi i madh që do t’i mbyllin kazinot dhe bastoret doli në sipërfaqe. Për një vit e gjysmë shtuan kazinot dhe bastoret dhe tani, me ligj, VLEN edhe zyrtarisht u bë kumbar i bixhozit.
Mashtruesit vlenistë trumpetonin me vite të tëra që do t’i mbyllin kazinot dhe bastoret bashkë me bixhozin online për të përfunduar aty ku ne theksonim gjithnjë që janë dhe e kanë vendin, në prehërin e industrisë së lojërave të fatit.
Nuk mund të ndodhte ndryshe kur sponsorë kryesorë të fushatës dhe të partive të tyre e kanë industrinë e bixhozit.
Anëtarët e VLEN janë pronarë të kazinove dhe bastoreve dhe janë sponsorë të ligjit që mbron dhe legalizon industrinë e tyre.
Asnjë kazino nuk mbyllet, asnjë bastore nuk mbyllet, bixhozi në internet po lulëzon në kohën e vazalëve nga VLEN.
Ligjin që e propozoi Fronti Europian për mbyllje të tërësishme të lojërave të fatit, VLEN dhe VMRO e refuzuan. Sot miratuan ligj edhe më të dobët sesa ligjin që e bllokonin në përbërjen e kaluar parlamentare, në shërbim të padronëve të tyre nga bixhozi.
Çdo fjalë e tyre është gënjeshtër, çdo premtim i tyre është mashtrim, çdo veprim i tyre është dështim!
Përgjegjësia do të vjen së shpejti!”, thuhet në komunikatën e BDI-së.