BDI: Vazhdon anashkalimi i gjuhës shqipe në autostradën Shkup–Tetovë-Gostivar

BDI: Vazhdon anashkalimi i gjuhës shqipe në autostradën Shkup–Tetovë-Gostivar

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur sërish shqetësimin e tij për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Së fundmi, partitë shqiptare janë indinjuar pasi në tabelën e autostradës Shkup–Tetovë–Gostivar gjuha shqipe është anashkaluar. BDI ka publikuar edhe foton e tabelës, duke theksuar se kjo tregon mosrespektim të të drejtave gjuhësore nga Qeveria aktuale.

“Vazhdon anashkalimi i gjuhës shqipe në autostradën Shkup–Tetovë–Gostivar. Kësaj Qeverie i pengon shqipja kudo, aq sa nuk respekton as Kushtetutën, as ligjin”, shkruan BDI, duke i bërë thirrje institucioneve të sigurojnë zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

MARKETING