BDI sot mban Kongresin partiak në Shkup
Bashkimi Demokratik për Integrimdo të mbajë sot në Shkup Kongresin e tij të pestë, i cili pritet të shënojë një fazë të re në funksionimin e partisë. Sipas paralajmërimeve, në këtë kongres do të realizohet riorganizimi dhe rinovimi i strukturave partiake.
Vendimi për mbajtjen e Kongresit u mor në mbledhjen e Këshillit të BDI-së, e cila u zhvillua muajin e kaluar. Nga partia kanë theksuar se ky takim përbën një moment kyç për përcaktimin e drejtimit të ardhshëm politik, organizativ dhe programor.
“Kongresi përfaqëson një proces të rëndësishëm për vizionin politik të partisë, forcimin e mekanizmave demokratikë brendapartiakë dhe përgatitjen e strukturave për përballjen me sfidat e reja”, thuhet në njoftimin zyrtar të BDI-së.

