BDI reagon për ndërtimet pa leje në Çair, ngrit shqetësime për përfaqësimin politik

BDI reagon për ndërtimet pa leje në Çair, ngrit shqetësime për përfaqësimin politik

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj zbulimeve të fundit lidhur me ndërtimet pa leje në komunën e Çairit, duke e cilësuar këtë si provë të re të lidhjeve të ngushta midis koalicionit VLEN dhe partisë VMRO-DPMNE.

MARKETING

Sipas një kumtese të lëshuar nga partia, ndërtimi i mbi 150 objekteve pa leje, pa standarde statike e sizmike dhe jashtë çdo kontrolli institucional, përbën një rrezik serioz për qytetarët dhe një akt të pastër të krimit urban.

“Zbulimi i aktiviteteve të paligjshme të udhëheqësisë së VLEN, si pjesë e të ashtuquajturës ‘Krimi Urban’, vetëm sa vërteton atë që e kemi denoncuar që në fillim,” thuhet në reagimin e BDI-së, ku akuzohet VMRO-DPMNE se ka zgjedhur partnerët shqiptarë në bazë të shantazhit dhe kontrollit përmes dosjeve penale.

BDI gjithashtu e konsideron këtë situatë si një përpjekje të qëllimshme për të dëmtuar barazinë ndëretnike dhe për të minuar Marrëveshjen e Ohrit, duke paralajmëruar se shqiptarët nuk do të pranojnë një “farsë përfaqësimi” me njerëz që, sipas tyre, janë të përulur nga frika e ndjekjes penale.

Partia mbyll deklaratën me akuzën se kjo është një pjesë e axhendës antieuropiane dhe antishqiptare e Qeverisë së re, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe aleatët e saj.

MARKETING