BDI: Pse Qeveria Refuzon Ligjin për Masat Restriktive? Cilët oligarkë i mbron?
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media, pyet se përse Qeveria po e bllokon Ligjin për Masat restriktive.
Sipas tyre, Qeveria po mbron oligarkët e saj, pasi sipas këtij ligji personat e sanksionuar nga SHBA dhe BE do të penalizoheshin për pjesëmarrje në jetën politike.
Reagimi i plotë:
“Cilët oligarkë po mbrojnë veten?”
Pse Qeveria refuzon miratimin e Ligjit për masat restriktive, i cili i pengon personat e sanksionuar nga SHBA dhe BE të kenë qasje në jetën politike dhe burimet publike?
Ky ligj nuk është një zgjedhje, por një domosdoshmëri.
Refuzimi ose shtyrja e miratimit të tij ngre dyshime serioze për ndikimet e errëta dhe mbrojtjen e interesave të oligarkëve.
Publiku kërkon përgjigje të qarta: Për kë punon qeveria? Për qytetarët, apo për sponsorët e tyre dhe oligarkët e privilegjuar?
Masat kufizuese janë një test i integritetit dhe vendosmërisë për një të ardhme të drejtë dhe evropiane.
Çdo vonesë është akt tradhtie ndaj qytetarëve të këtij vendi”, thonë nga BDI.