BDI: Nënkryetari Bujar Osmani për vizitë zyrtare në Uashington

BDI: Nënkryetari Bujar Osmani për vizitë zyrtare në Uashington

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) njoftojnë se nënkryetari i partisë, Bujar Osmani, ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington, ku do të zhvillojë një agjendë intensive takimesh me përfaqësues të lartë të institucioneve amerikane.

BDI bën të ditur se gjatë qëndrimit të tij, Osmani do të mbajë fjalim në Kapitol Hill në kuadër të Forumit Ndërparlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, si dhe do të takohet me kongresmenë, senatorë, profesorë universitarë dhe aktivistë ndërkombëtarë të njohur për çështjet e Ballkanit. Diskutimet do të përqendrohen tek partneriteti strategjik, siguria rajonale dhe bashkëpunimi transatlantik.
Sipas BDI-së, Osmani gjithashtu do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit Kombëtar (National Prayer Breakfast), një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike në SHBA.

BDI thekson se vizita konfirmon rolin e partisë në ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta me SHBA-në dhe angazhimin e saj në avancimin e stabilitetit, sigurisë dhe perspektivës euroatlantike të vendit.

MARKETING