BDI: Mickoski vazhdon t’i ndajë shqiptarët në “të mirë” dhe “të këqij” – kjo retorikë po bashkon skenën politike shqiptare kundër tij

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit Hrsitijan Mickoski. Integristët thonë se retorika e kryeministrit po bashkon skenën politike shqiptare.
MARKETING
“Mickoski vazhdon t’i ndajë shqiptarët në “të mirë” dhe “të këqij” , kjo retorikë po bashkon skenën politike shqiptare kundër tij. Kryeministri Mickoski, në paraqitjen e tij të fundit publike, sërish u përfshi në një retorikë të rrezikshme ndarjeje dhe diskriminimi, kësaj radhe e drejtuar ndaj shqiptarëve. Në vend që të përqendrohet në reformat që i premtoi, në afrimin drejt BE-së, stabilitetin ekonomik dhe respektimin e ekuilibrit etnik, Mickoski vazhdon me një agjendë nacionaliste që synon të krijojë shqiptarë të nënshtruar, të bindur, të heshtur dhe dekorativë. BDI paralajmëron publikisht se kjo retorikë jo vetëm që është e rrezikshme, por tashmë po prodhon efektin e kundërt: ajo po i bashkon shqiptarët, duke afruar edhe kundërshtarët më të mëdhenj politikë rreth një qëllimi të përbashkët, mbrojtjen e dinjitetit, autonomisë politike dhe të ardhmes së komunitetit shqiptar në shtet”, thonë mes tjerash nga BDI.