BDI mban mbledhje të Kryesisë Qendrore, emëron drejtues dhe funksionarë të rinj

BDI mban mbledhje të Kryesisë Qendrore, emëron drejtues dhe funksionarë të rinj

Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë Qendrore, në të cilën janë miratuar disa vendime të rëndësishme me karakter organizativ dhe kadrovik.

Pas përfundimit të mbledhjes, Arta Bilalli Zendeli njoftoi se, me vendim të Kryesisë dhe në përputhje me statutin e miratuar në Kongresin e fundit të partisë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka realizuar disa emërime. Sipas saj, Faton Ahmeti është emëruar shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së, ndërsa Arta Bilalli Zendeli është emëruar zëdhënëse e partisë.

Po ashtu, për këshilltar për marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kryetarit të BDI-së është emëruar Seadin Beqiri.

Në kuadër të riorganizimit të strukturave partiake, kryetari Ahmeti ka emëruar edhe kryetarë të rinj të degëve të BDI-së në disa qytete. Për Degën e Tetovës është emëruar Bajram Regjepi, për Degën e Kumanovës Ridvan Asani, për Strugën Faton Pollozhani, për Gostivarin Valde Xhaferi, ndërsa për Degën e Çairit Bujar Osmani.

MARKETING