BDI i publikoi emrat e kandidatëve të rinj për disa komuna, Fatmir Dehari do të garojë edhe për një mandat në Kërçovë

Bashkimi Demokratik për Integrim pasdite pas një seance të Kryesisë qendrore i ka publikuar emrat e kandidatëve për disa komuna, me të cilat do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në tetor.
“Kandidatë për kryetarë komunash janë: Kërçovë – Fatmir Dehari; Likovë – Erkan Arifi; Çashkë – Suat Shaqiri; Studeniçan – Ejup Abazi”, tha Ademi.
Për në Bërvenicë ka njoftuar se do ta mbështesin Enver Pajazitin.
“Do ta mbështesim kandidaturën e pavarur në komunën e Bërvenicës të zotëri Enver Pajaziti”, tha Ademi më tej.