BDI heq dorë për momentin nga protestat, do të nisë takim me qytetarët?

BDI heq dorë për momentin nga protestat, do të nisë takim me qytetarët?

Bashkimi Demokratik për Integrim në mbledhjen e së martës me krerët e komunave, ish ministrat dhe sekretarët e partisë ka caktuar agjendën, sipas tyre, për të mbrojtur legjitimitetin e votës shqiptare.

Ndonëse ishte përfolur për mënyrat se si partia e Ali Ahmetit do të kundërshton sipas tyre shkeljen e vullnetit të qytetarëve, në fund integristët kanë vendosur për të kundërshtuar në mënyrë paqësore.

Me çka duket se për momentin nuk do të ketë protesta, por takime me qytetarët duke filluar nga Struga e deri në Likovë, nëpër komunat me të cilat udhëheq BDI-ja, duke përfshi edhe degët e komunave ku nuk ka kryetarë si Tetova, Gostivari, Çairit etj. Këto takime nuk dihet nëse do të përfshijnë pjesëtarë të partive të tjera brenda Frontit Evropian. Mësohet se në takim kanë referuar edhe përfaqësues të strukturës policore, ku janë vlerësuar argumentet pro dhe kundër për një hap të tillë, shkruajnë mediat.

MARKETING