BDI emëron tre kryetarë të rinj degësh në kuadër të riorganizimit partiak
Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar sot se lideri i partisë, Ali Ahmeti, ka emëruar tre kryetarë të rinj të degëve të partisë, si pjesë e procesit të vazhdueshëm të riorganizimit dhe fuqizimit të strukturave në terren. Emërimet e reja përfshijnë Butrint Selën si kryetar i Degës së BDI-së në Dibër, Muharrem Asanin për degën e Butelit dhe Arkin Jahijin për degën e Bërvenicës.
Sipas njoftimit të partisë, kjo përbën pakon e dytë të kryetarëve të degëve të emëruar brenda një jave, pas vendimeve për degët e Tetovës, Gostivarit, Strugës, Kumanovës dhe Çairit. BDI thekson se qëllimi i këtyre emërimeve është forcimi i strukturave lokale, përmbushja e pritshmërive të qytetarëve dhe përfaqësimi dinjitoz i interesave të tyre, ndërsa partia vazhdon të veprojë si një forcë politike e përgjegjshme, me vendime të menduara dhe transparente.

