BDI: Diskriminim në avancimet në SPB-Tetovë

BDI: Diskriminim në avancimet në SPB-Tetovë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar me shqetësim ndaj informacioneve për avancimet e fundit në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, ku sipas tyre, nga konkursi i fundit i brendshëm janë promovuar 12 punonjës maqedonas dhe vetëm një shqiptar.

MARKETING

BDI e cilëson këtë si një shembull të përfaqësimit të padrejtë etnik dhe kërkon transparencë të plotë mbi procesin e përzgjedhjes, si dhe rishikim të vendimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Është e papranueshme që në një rajon me shumicë shqiptare, shqiptarët të përjashtohen nga mundësitë për avancim”, thuhet në reagim, duke theksuar se këto vendime bien ndesh me frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

BDI kërkon përgjegjësi institucionale dhe politike, dhe u bën thirrje drejtuesve të SPB Tetovë të sqarojnë publikisht kush i merr vendimet në këtë sektor.

MARKETING