(VIDEO) BDI: Asnjë kadat shqiptar në Akademinë Ushtarake, Ministria e Mbrojtjes thotë se aplikuan vetëm dy shqiptar

(VIDEO) BDI: Asnjë kadat shqiptar në Akademinë Ushtarake, Ministria e Mbrojtjes thotë se aplikuan vetëm dy shqiptar

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me përfaqësimin e drejtë në akademinë ushtarake. Sipas tyre,  për herë të parë që nga themelimi i Akademisë Ushtarake në vitin 1995 nuk pranohet asnjë kadet shqiptar. Sipas BDI-së, përfaqësimi i shqiptarëve duhet të jetë jo vetëm parim deklarativ, por edhe realitet institucional.

MARKETING

Shik.mk

TABELË: BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Përgjegjësia nuk mund të ndalet vetëm te VLEN-i. Qeveria duhet të kuptojë se mirëbesimi ndërmjet partnerëve politikë nuk ndërtohet përmes deklaratave, por përmes respektimit të barazisë, përfaqësimit dhe marrëveshjeve politike. Edhe më shqetësues është fakti se raste të tilla e cenojnë frymën e Marrëveshjes së Ohrit, dobësojnë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe i vënë në pikëpyetje marrëdhëniet ndëretnike”

Ndërkohë ka reaguar Ministria e Mbrojtjes, e cila sqaron se në konkursin për pranimin e 29 kadetëve në Akademinë Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostolski”, janë paraqitur 99 kandidatë, nga të cilët 46 i kanë plotësuar kriteret për përzgjedhje. Në mesin e kandidatëve të paraqitur kanë qenë dy shqiptarë, por njëri është tërhequr nga procedura, ndërsa tjetri është renditur në vendin e 43-të në listën e kandidatëve.

Tabelë: Ministria e Mbrojtjes

“Që të ekzistojë dhe të vlerësohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, është e nevojshme që qytetarët e përkatësisë përkatëse etnike të aplikojnë në konkurset publike dhe transparente për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake. Njëkohësisht, nuk do të heqim dorë nga parimi që në Armatë të pranohen më të mirët ndër më të mirët”

Nga Ministria shtojnë se procedura e konkursit ka qenë transparente. Konkursi është publikuar në dy gazeta ditore në gjuhën maqedonase dhe shqipe, në faqen zyrtare të Ministrisë, si dhe përmes njoftimeve për media dhe publikimeve në rrjetet sociale të Ministrisë dhe Akademisë Ushtarake./SHENJA/

MARKETING