BDI: Alarm për shëndetin publik: Maqedonia e Veriut me nivelin më të lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit në Evropë
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me nivelin alarmant të ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut, e cila, sipas të dhënave të Euronews, ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në Evropë të lidhur me ndotjen – një situatë e paprecedentë
“Kjo gjendje përbën një kërcënim serioz për shëndetin e qytetarëve tanë, veçanërisht për grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore kronike.
Ndotja e ajrit kërkon një reagim urgjent dhe të mirëkoordinuar.
BDI vlerëson se qeveria dhe institucionet përkatëse duhet të prioritizojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.
Në vend që të shpërqendrohen me çështje që dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike, kërkojmë një qasje gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme ndaj sfidave mjedisore”, thuhet në reagimin e BDI-së.