Bayerni kërkon 50 milionë euro nga Real Madrid për Davies

Bayerni kërkon 50 milionë euro nga Real Madrid për Davies

Alphonso Davies është një nga objektivat e Realit të Madridit për verën e ardhshme.

22-vjeçari i krahut të majtë, një ndër më të mirët në rolin e tij, ka kontratë me Bayern Munchen deri në 2025.

Lojtari i kombëtares kanadeze, ka vendosur të mos rinovojë kontratën me kampionët e Gjermanisë, pasi në verë dëshiron të nisë një aventurë të re në karrierë.

Opsioni Real Madrid është i preferuari i tij.

“Ka shumë klube të interesuara për Davies, sidomos nga Premier League. Jam i sigurt se Reali i Madridit mund të jetë një nga klubet që do të donte të nënshkruante me Davies. Të gjithë duan ta kenë pjesë të tyren një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë”, deklaroi menaxheri i tij, Nedal Huoseh.

Bild shkruan se drejtuesit e klubit bavarez do të kërkojnë minimalisht 50 milionë euro për të lënë të lirë Daviesin./lajminet.

MARKETING