Bayern Munich rivalizon fortë Barcelonën për Fisnik Asllanin

Bayern Munich rivalizon fortë Barcelonën për Fisnik Asllanin

Bayern Munich ka vendosur Fisnik Asllanin në listën e shkurtër të transferimeve, duke e parë si një alternativë të fortë për Harry Kane që nga sezoni 2026/27.

Bayern Munich, nën drejtimin e Eberl dhe Freund, janë shumë të impresionuar nga zhvillimi dhe profili i sulmuesit 23-vjeçar dhe tashmë janë të informuar për klauzolën e tij të largimit që aktivizohet në verën e ardhshme, shkruan Florian Plettenberg.

Asllani, aktualisht te TSG Hoffenheim, ka bërë të qartë se dëshiron të largohet pas këtij sezoni. FC Barcelona është ndër klubet e interesuara, si dhe tre skuadra të Ligës Premier: Aston Villa, Chelsea dhe Tottenham.

Pothuajse të gjitha klubet kryesore nga Gjermania, Anglia, Spanja dhe Italia janë duke e ndjekur me kujdes lojtarin.

23-vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asiste deri tani në të gjitha garat, duke treguar potencialin e tij si një sulmues i klasit të parë.

Bayern Munich duket se po planifikon të sigurojë një lojtar që mund të bëhet pjesë kyçe e projektit të tyre sulmues për vitet e ardhshme. /Telegrafi/

 

MARKETING