Bayern Munich masakron ekipin amator të Auckland Cityt – e mposht me dhjetë gola

Bayern Munichu ka marrë fitore me rezultat të thellë 10-0 ndaj Auckland Cityt në kuadër të Grupit C në Kupën e Botës për Klube.
MARKETING
Serinë e golave për bavarezët e hapi Kingsley Coman i cili realizoi me kokë për 1-0 në minutën e gjashtë pas asistimit nga Jonathan Tah.
Vetëm dy minuta më vonë Bayerni e gjeti golin e tretë përmes Michael Olise i cili realizoi në portën e boshatisur për 3-0.
Në minutën e 22-të në skenë doli sërish Coman i cili kësaj radhe realizoi për rezultatin 4-0.
Deri në përfundim të pjesës së parë bavarezët shënuan edhe dy gola të tjerë përmes Thomas Muller dhe Michael Olise për rezultatin e pjesës së parë 6-0.
Seria e golave për të besuarit e Vincent Kompany nuk u ndal as në pjesën e dytë, pasi ata e gjetën rrjetën edhe në katër raste të tjera.
Jamal Musiala i aktivizuar në pjesën e dytë ia doli që të realizojë het-trik, teksa Thomas Muller e gjeti edhe golin e tij të dytë në këtë sfidë për rezultatin përfundimtar 10-0.
Ndeshjen e radhës në Kupën e Botës për Klube, Bayerni do ta luajë ndaj Boca Juniors pas gjashtë ditësh./