Bayern Munich konfirmon dëmtimin e Harry Kane
Skuadra gjermane, Bayern Munich ka njoftuar se Harry Kane ka pësuar dëmtim dje ndaj Dortmundit.
Bayern Munich dhe Dortmund luajtën baraz dje 1-1 në Bundesligën gjermane.
Gjatë pjesës së parë, Kane u lëndua dhe u zëvendesua me Thomas Muller.
“Harry Kane pëson një lëndim të vogël të muskujve Ky ishte rezultati i një ekzaminimi nga departamenti mjekësor i FC Bayern. Kjo do të thotë se FC Bayern fillimisht do të duhet të luajë pa Harry Kane. Shërohu shpejt, Harry”, shkruan klubi bavarez.