Bayern del fitues nga Madridi, fitore e madhe në Champions ndaj Realit

Bayern del fitues nga Madridi, fitore e madhe në Champions ndaj Realit

MARKETING

Bayern Munich arriti një fitore të rëndësishme 1-2 ndaj Real Madrid në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League.

MARKETING

Sample Image

Sfida e zhvilluar në Madrid nisi me ritëm të lartë, ku të dyja skuadrat krijuan raste të mira. Fillimisht, Dayot Upamecano gaboi nga një pozicion i favorshëm, ndërsa më pas Kylian Mbappé dhe Vinícius Júnior nuk arritën të mposhtnin portierin Manuel Neuer.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e bavarezëve, falë golit të Brahim Díaz, i cili kaloi ekipin gjerman në avantazh. Në fillimin e pjesës së dytë, Harry Kane dyfishoi shifrat për Bayernin, duke i dhënë një avantazh të rëndësishëm skuadrës së tij.

“Los Blancos” reaguan dhe ngushtuan diferencën me golin e Kylian Mbappé, por nuk arritën të shmangnin humbjen. Deri në fund, rezultati mbeti i pandryshuar, me Bayernin që siguron një fitore të vyer dhe shkon më i qetë në ndeshjen e kthimit.

Në përballjen tjetër çerekfinale, Arsenal triumfoi minimalisht 0-1 ndaj Sporting CP.

MARKETING