Bayer Leverkusen po ‘përgatitet’ për largimin e Xabi Alonsos – mund të kalojë te Real Madridi ose Man City

Bayer Leverkusen po ‘përgatitet’ për largimin e Xabi Alonsos – mund të kalojë te Real Madridi ose Man City

Bayer Leverkusen po ‘përgatitet’ për largimin e Xabi Alonso verën e ardhshme, raporton gazetari i njohur Florian Plettenberg.

Spanjolli është kandidat për Manchester Cityn dhe Real Madridin.  

Qytetarët thuhet se po tregojnë ‘interes konkret’ mes largimit të mundshëm të Pep Guardiolës në fund të këtij sezoni, nëse klubi dënohet për thyerjen e rregullave në Ligën Premier.
Në anën tjetër edhe Real Madridi që ka një skuadër të mbushur me yje, nuk po bën edhe aq futboll bindës, gjë që ka bërë që Florentio Perez të mendojë për të ardhmen e stolit madrilen. 

Marrëveshja aktuale e Alonso me Bayer Leverkusen skadon në vitin 2026, por fituesit në fuqi të Bundesligës tashmë janë në kërkim të pasuesit të tij. 

Xabi Alonso e ka udhëhequr Bayer Leverkusenin në 68 fitore në 101 ndeshje, duke humbur vetëm 12 ndeshje deri më tani. 

Ish-mesfushori qendror luajti për Real Madridin nga viti 2009 deri në vitin 2014. 

Ndërkohë, Liverpool ku ai ka bërë karrierë nuk është më në garë për 42-vjeçarin pasi është ‘shumë i lumtur’ me Arne Slot. /Telegrafi/ 

MARKETING