Bavarezët mendojnë se do ia dalë, Bajerni përfshin Musialan në skuadër

Bajerni i Mynihut ka përfshirë yllin e tyre të lënduar, Jamal Musiala, në skuadrën për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
Musiala, i cili ka qenë jashtë fushës që nga dëmtimi i rëndë është një nga 23 lojtarët e zgjedhur nga Vinsent Kompani për fazën e grupeve të turneut, që nis më vonë këtë muaj. 22-vjeçari i tha Sport Bild më herët këtë javë se synon të rikthehet te ekipi para fundit të vitit.
Rikthimi i tij tashmë ka bërë një hap më afër pas përfshirjes në skuadrën e Kompanit, që përfshin gjithashtu blerjet e reja Tom Bishof, Luis Díaz, Nikolas Xhekson dhe Xhonatan Tah.
Kampionët aktualë të Bundesligës, të cilët kanë nisur sezonin me katër fitore në të gjitha kompeticionet, do të fillojnë aventurën e tyre në Ligën e Kampionëve në shtëpi ndaj Çelsi më 17 shtator.