Bastisje në Shkup, ndalohet një person

Bastisje në Shkup, ndalohet një person

MPB njofton dje është ndaluar një 24-vjeçar nga Shkupi për shkak se është kapur duke bërë tregti të paligjshme me lëndë narkotike.

“Më 15.03.2023 në orën 13:45 policia nga SPB Shkup kanë ndaluar G.R.(24) nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Bit Pazar, të kryer me urdhër të gjykatës, është zbuluar dhe konfiskuar marijuhanë dhe rrënjë kanabis.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING