Bastisje në Manastir, arrestohen gjashtë persona për posedim të lëndëve narkotike

Bastisje në Manastir, arrestohen gjashtë persona për posedim të lëndëve narkotike

MPB njofton se 6 persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pas bastisjeve të policisë në disa lokacione në Manastir. Është kapur heroinë, marihuanë dhe lëndë të tjera narkotike.

Siç informojnë nga MPB, gjatë kontrollit me urdhër gjyqësor në shtëpinë e L.N (39) nga Manastiri janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, grirëse me mbetje të marihuanës dhe gjësende të tjera.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe hapësira të tjera që përdorë O.P (44) nga Manastiri, të kryera me urdhër gjyqësor, janë gjetur disa lëndë për të cilat dyshohet se kanë origjinë dhe lidhje me një vepër penale nga neni 215 i Kodit penal.

“Gjatë kontrollit te P.P (40) nga Manastiri është gjetur dhe marrë heroinë. Ndërsa, gjatë kontrollit te O.D.(37) nga Manastiri po ashtu është gjetur dhe konfiskuar heroinë, ndërsa me të kanë qenë edhe G.S.(20) nga Manastiri dhe F.O.(36) nga Resnja. Të gjithë personat janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve do të vijojnë kallëzime përkatëse”, shtojnë nga MPB.

MARKETING