Bastisje në Koçan, ndalohet një person për shkak të posedimit të lëndëve narkotike

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se më 3 qershor 2025, rreth orës 16:05, në qytetin e Koçanit është arrestuar A.G. (28), banor i këtij qyteti.
MARKETING
Arrestimi është kryer nga zyrtarët policorë të Departamentit për Punë të Brendshme në Koçan, gjatë një bastisjeje të realizuar në shtëpinë e të dyshuarit me urdhër të Gjykatës Themelore në Koçan. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar sasi të marihuanës si dhe objekte me gjurmë të një substance në formë pluhuri të bardhë, e cila dyshohet të jetë lëndë narkotike.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe, sipas MPB-së, pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngriten kallëzimet përkatëse penale ndaj tij.