Bastisje në Koçan, ndalohen 5 persona

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se më 03.05.2025, oficerët e policisë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Koçanit kanë arrestuar M.C. (21) nga fshati Obleshevë, rajoni i Koçanit, S.M. (26) nga fshati Çeshinovë, rajoni i Koçanit, A.R. (26) nga Koçani, N.M.(20) nga Koçani dhe D.M. (19) nga Koçani.
Nga MPB thonë se gjatë bastisjeve në shtëpitë e M.C. dhe S.M. në Obleshevë dhe Çeshinovë, të kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marijuahnë.