Bastisje në Haraçinë, zbulohet arsenali me armë dhe municione
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se sot është kryer një bastisje në fshatin Haraçinë, ku janë zbuluar armë dhe municion.”Me datë 18 dhjetor 2024, rreth orës 01:30, zyrtarë policorë nga Njësia për Shpërndarje të Shpejtë dhe Njësiti për Trafikim Ilegal në SPB Shkup, gjatë një kontrolli në rrugën lokale nga fshati Orlancë drejt fshatit Nikushtak, në territorin e Komunës së Haraçinës, kanë gjetur: mitrolozë, nëntë pushkë automatike, korniza të shumta për automatik dhe një karikator për automatik, dy korniza me plumba për një pushkë automatike, një kavanoz me municion, një çantë shpine dhe sende të tjera”, njoftojnë autoritetet.
Armët janë dorëzuar për ekspertizë në Departamentin e Hetimeve Ligjore, ndërsa po merren masa për zbardhjen e rastit.
MPB po vazhdon hetimet për të identifikuar dhe zbuluar më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje.