Bastisje në disa vende për evazion fiskal të madh
Prokuroria njofton se pasditen e sotme po zhvillohen bastisje në disa lokacione në Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, po kërkohen dhe sigurohen persona të dyshuar për shoqërim kriminal, pastrim parash dhe evazion fiskal në shkallë të madhe.
“Nën drejtimin e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, hetuesit, me asistencë të policisë nga MPB-ja, po kryejnë bastisjet dhe po sigurojnë persona të dyshuar për shoqërim kriminal, pastrim parash, mashtrim fiskal dhe evazion fiskal në shkallë të lartë. Informacione të mëtejshme do të bëhen të ditura gjatë ditës,” njoftojnë nga Prokuroria.

