Bastisje në disa lokacione, privohen nga liria katër persona

Bastisje në disa lokacione, privohen nga liria katër persona

Policia dje ka kryer bastisje në zonat e Manastirit, Prilepit, Krushevës dhe Makedonski Brodit, ku janë gjetur armë dhe municione. Në këto bastisje janë arrestuar katër persona, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

MARKETING

Nëpunësit policorë nga SPB Manastir – NJPB Prilep në fshatin Obërshani, rajoni i Prilepit, e privuan nga liria D.M. (41). Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën një pushkë gjuetie dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në fshatin Capari, rajoni i Manastirit, nëpunës policorë nga SPB Manastir e kanë privuar nga liria J.N. (44), sepse gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, u gjetën pesë pushkë, katër pistoleta, si dhe 39 copë municione të kalibrave të ndryshëm.

Në fshatin Presil, rajoni i Krushevës, dje nëpunës policorë nga NJPB Prilep dhe Krushevë e privuan nga liria I.R..Bazuar në një urdhër nga Gjykata Themelore e Prilepit, u krye një bastisje në shtëpinë e tij dhe u gjetën dy korniza pistolete dhe municione të kalibrave të ndryshëm.

Gjithashtu, siç informojnë nga MPB, dje në fshatin Botushje e Epërme, komuna e Makedonski Brod, nëpunës policorë nga NJPB Makedonski Brod e kanë privuar nga liria Z.M. (58). Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Kërçovës, u gjetën 15 fishekë për pushkë gjuetie dhe pjesë arme.

Pas dokumentimit të ngjarjeve, kundër personave do të ngrihen akuza përkatëse.

MARKETING