Bastisje në disa lokacione në Shkup për sigurimin e dëshmive për keqpërdorim gjatë shërbimit dhe punë të pandërgjegjshme në SHPPP

Bastisje në disa lokacione në Shkup për sigurimin e dëshmive për keqpërdorim gjatë shërbimit dhe punë të pandërgjegjshme në SHPPP

Prokuroria themelore publike Shkup, së bashku me Drejtorinë për polici financiare ka kryer bastisje në lokacione në Shkup për sigurimin e dëshmive për vepra penale, keqpërdorim të shërbimit dhe punë të pandërgjegjshme në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta – SHPPP.

“PTHP Shkup, së bashku me Drejtorinë për polici financare ka ndërmarrë veprime për sigurimin e dëshmive në lëndën për vepra penale – marrje të rryshfetit, dhënie të rryshfetit, keqpërdorim në shërbimin dhe punë të pandërgjegjshme. Në vijim janë bastisje në lokacione në Shkup, për çka u sigurua urdhër nga gjykatësi në procedurë paraprake, ndërsa po ndërmerrem edhe veprime tjera”, informojnë nga PPRMV-ja.

Paraprakisht, disa mediume publikuan se është arrestuar ish drejtori i SHPPP-së, Pece Mirçevski dhe se po kryhen bastisje në shtëpinë e tij.

MARKETING