Bastisja në Onkologji, katër të arrestuar, kërkohen edhe tre të tjerë

Policia këtë mëngjes ka bastisur Klinikën e Onkologjisë. Sipas informacioneve janë arrestuar katër persona, ish drejtori, drejtori teknik, një motër medicinale dhe mjeshtri i shtëpisë.
Informacionet shtesë flasin se policia është duke kërkuar edhe tre persona tjerë të cilët dyshohen për përfshirje eventuale në rastin.
Policia kishte intervenuar edhe para disa muajve në Onkologji, pas çka prokuroria filloi procedurë para hetimore.