Bastisja në ambasadë, Meksika pezullon marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin

Bastisja në ambasadë, Meksika pezullon marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin

Meksika ka pezulluar marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin. Kjo për shkak se policia ka hyrë me forcë në ambasadën në Quito, me qëllim arrestimin e ish-zëvendëspresidentit ekudorian, Jorge Glas.

Kjo ka shkaktuar edhe një përçarje më të madhe mes vendeve.

Glas, rezulton i dënuar dy herë për korrupsion, dhe ai ishte mbyllur në ambasadën në Quito që kur kërkoi azil politik në dhjetor, me argumentin se po persekutohej nga zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Ndërkohë Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador ka bërë një reagim lidhur me këtë situatë, duke e cilësuar si një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe të sovranitetit të Meksikës.

 

MARKETING