Basketboll, Lejson Zeqiri emër i ri te Maqedonia e Veriut

Basketboll, Lejson Zeqiri emër i ri te Maqedonia e Veriut

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në basketboll po vijon përgatitjet për dy ndeshjet e fundit para eliminatore për EuroBasket 2025 ndaj Sllovakisë dhe Norvegjisë. Në listën e 12 basketbollistëve të ftuar është edhe Lejson Zeqiri, lojtarë i Sigal Prishtinës që pritet të debutojë për Maqedoninë në këto dy ndeshje. Përfaqësuesja e vendit ndeshjen e parë do ta luajë me Sllovakinë në Levice me 23 shkurt, përderisa tre ditë më vonë takohet me Norvegjinë në Oslo. Pas katër xhirove të luajtura, Maqedonia regjistron katër fitore dhe mban pozitën e parë në grup. /SHENJA/

MARKETING