Bashkimi i pafajshëm, Omeragiq: Trajneri dhe Drejtori Sportiv i Kozhufit kanë thënë se ndeshja duhet të humbet

Sot në një brifing me gazetarët, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiq, u ndal te temat aktuale që lidhen me futbollin vendor. Sigurisht që përfaqësuesit e mediave u interesuan më së shumti për ngjarjet që kanë të bëjnë me ndeshjen e Ligës së Dytë në Gjevgjeli, ndërmjet Kozhufit dhe Bashkimit.
MARKETING
“Kjo ndeshje është trajtuar sipas rregullave të FFM-së. Dënimet janë dhënë sipas rregullores, e cila është në fuqi prej 4-5 vitesh. Këto dënime janë bazuar në deklarata dhe dëshmi. Nuk do të dënohet askush që nuk ka prova se është fajtor. Trajneri dhe drejtori i Kozhufit janë dënuar sepse kanë thënë se duhet humbur ajo ndeshje. Pse Bashkimi nuk është dënuar? Sepse askush nuk e ka përmendur në deklarata, që do të thotë se nuk do të dënohet. I gjithë rasti është përpunuar nga MPB dhe Prokuroria në Gjevgjeli. Megjithatë, ky rast është larg përfundimit,” ka thënë presidenti i FFM-së, Masar Omeragiq, duke shtuar se “Ka raste që në vende të tjera raste të tilla kanë zgjatur edhe me vite. Përndryshe, UEFA menjëherë ka dërguar një e-mail që në orën 8 të mëngjesit me kërkesë për informacione se çfarë po ndodh dhe çfarë planifikon të ndërmarrë FFM.”