Bashkimi fiton Pelisterin me golin e Sumer Hasanit

Bashkimi fiton Pelisterin me golin e Sumer Hasanit

Skuadra e Bashkimit ka marrë fitore me rezultat 1:0 ndaj Pelisterit në ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Golin e vetëm dhe të fitores për Bashkimin e shënoi Sumer Hasani në minutën e 38-të, i cili rezultoi vendimtar në fund për tre pikë të skuadrës nga Kumanova.

Kjo ishte fitorja e parë e Bashkimit në gjysmësezonin pranveror, pasi në takimin e parë barazoi me Sileksin.

Me përfundimin e ndeshjes Bashkimi – Pelisteri është mbyllur edhe xhiroja e 18-të, teksa kampionati vazhdon në fundjavë me xhiron e 19-të, të cilën do ta hap Brera – Rabotniçki të premten nga ora 14:00. /SHENJA/

MARKETING