Bashkimi fiton me përmbysje ndaj Shkupit
MARKETING
Skuadra e Bashkimit ka marrë një fitore me përmbysje përballë Shkupit, duke triumfuar në Kumanovë me rezultatin 3:2 në duelin e vlefshëm për xhiron e 24-t në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në të dytën u shënuan plotë 5 gola. Skuadra nga Çairi fillimisht ishte në avantazh, duke shënuar dy gola përmes Ziberit dhe Çajanit, teksa në vijim Bashkimi mbeti me një lojtar më pak në fushë pas kartonit të kuq të Orr, ndërsa arriti edhe të përmbysë rezultatin. Kumanovarët shënuan përmes Liçinës, Ferati shënoi autogol, teksa Ribeiro shënoi golin e fitores për Bashkimin dhe tre pikë në këtë duel. Pas kësaj humbje Shkupi vazhdon në pozitën e fundit me vetëm një pikë, ndërsa Bashkimi mban vendin e 6-të me 35 pikë në konto. Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut shkon në pauzë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, teksa rikthehet me 2 prill me duelet e xhiros së 25-të në program.

