Bashkimi dhe Arsimi ndajnë pikët në debutimin elitar, fiton Struga

Bashkimi i Kumanovës ka barazuar 1:1 me Arsimin e Çegranit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e parë të Ligës së Parë. Të dyja skuadrat, që këtë sezon debutuan në elitë, zhvilluan një ndeshje emocionuese, duke krijuar shumë raste për shënim, raporton SHENJA.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 30-të, kur Besangiq shënoi një gol të bukur nga një goditje e lirë, duke kaluar miqtë në epërsi 0:1. Pas golit, vendasit u hodhën në kërkim të barazimit, i cili erdhi në minutën e 61-të, kur Simonovski dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1:1.
Në ndeshjen tjetër të kësaj xhiroje, Struga Trim Lum mposhti Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultatin 2:0. Golat e fitores për struganët u shënuan nga Jarjue dhe Kompaore.
Kujtojmë që nesër në kuadër të xhiros së parë zhvillohet takimi ndërmjet Tikveshit dhe Rabotniçkit. /SHENJA/